Disa ditë më parë u përhap lajmi se dy kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadergjonaj nuk flasin me njëra-tjetrën. Shkak mendohet të jetë bërë miku i ngushtë i Anxhelines, grimieri Ariel, pasi Beatrix i ka kërkuar atij ta ndihmojë për mundësi të reja në SHBA. Kjo gjë me sa duket nuk i ka pëlqyer aspak Anxhelinës. Por nuk ka mbetur me kaq, pasi vajzat e familjes Ramosaj-Hadërgjonaj kanë marrë vendim drastik ndaj njëra-tjetrës. Dy motrat, Agnesa dhe Anxhelina nuk ndjekin kushërirën e tyre në ‘Instagram’ dhe as Beatrix ato. Gjithashtu pjesë e zënkës është bërë edhe Albërija. Këngëtarja dhe mbesa e saj nuk ndiqen në rrjetet sociale dhe në këtë mënyrë ato e tregojnë hapur se marrëdhënia e tyre nuk është aspak e mire./Who/