Një australiane 102-vjeçare ka përfunduar me sukses hedhjen me parashutë për bamirësi. 102-vjeçarja Irene O’Shea shënoi rekord me hedhjen e saj për të tërhequr vëmendjen dhe kërkuar donacione për shoqatën e Sëmundjeve Nervore të Australisë Jugore, një sëmundje që prek trurin dhe nervat. Vajza e saj ka vdekur si pasojë e kësaj sëmundje dhe tashmë ajo është e angazhuar për të rritur ndërgjegjësimin./Shqip/