Një mal muskujsh dhe aftësish prej boksieri, Rogeri, kangur i palestruar i “Sanctuary Kangaroo” në Alice Springs, Australi, ka ngordhur. Ai ishte bërë një yll falë fizikut të tij prej “bodybuilding”.
Profilet e tij shoqërore, ku vetëm në Instgram numëroheshin pothuajse 900 mijë ndjekës, shpallën largimin e tij nga kjo botë. Për kujdestarët e kopshtit zoologjik do të vdiste për shkaqe natyrore. Roger u gjet 11 vjet më parë nga Chris Barns, pronar i Sanctuary Kangur, i cili e kishte mirëpritur atë. Duke pasur parasysh trupin e tij të fuqishëm, gati 90 kilogramë me dy metra lartësi, ai e kishte fituar së shpejti titullin “Shefi”. Pas vdekjes së tij, Barns tha: “Ai ka jetuar një jetë të gjatë dhe është dashur nga miliona njerëz në të gjithë botën”.