Monica Belucci zbulon impenjimet e saj për të ardhmen

Është një moment i artë për Monica Belluccin. Aktorja ka sfiluar mbi tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech, dhe ka zbuluar përpara gazetarëve që do të interpretojë role shumë të ndryshme në filmat që do të kemi mundësinë t’i shohim në të ardhmen dhe ku aktorja do impenjohet nga zhanri horror në atë historik.

“Sapo kam mbaruar së xhiruari filmin “Necromancer” në Australi, film horror. Më pas do të më shihni në filmin e Kaouther Ben Hania në 2019-ën. Gjithashtu kam punuar me regjisorin izraelit Eran Riklis dhe me Ben Kingsley””, tha Belucci.

Monika, duke ju referuar regjisores Kaouther Ben Hania, e cili do ta drejtojë, ka thënë: “Kaouther ka bërë filmin E bukura dhe bisha, dhe më ka pëlqyer shumë. Film i cili u prezantua në festivalin e Kanës vitin e kaluar. Kur më foli për projektin e saj të ri, lexova skenarin dhe m’u duk me të vërtetë origjinal dhe interesant. Ka një stil xhirimi interesant. Duket që ka shumë talent”, tha aktorja italiane. Në moshën 54-vjeçare, pavarësisht se nga publiku shihet si ikonë e bukurisë dhe e kinemasë Italiane, Monica nuk ndjehet një “Divë”. “Janë të tjerët që të shohin në mënyrë të veçantë, si ikonë kopertinash reviste, filmash, etj. Por ai është vetëm një imazh. Në realitet unë jam një grua dhe një mama. Kam fëmijë dhe ky fakt më mban vazhdimisht me këmbë në tokë”, deklaroi Monica Belucci. 

MONICA BELLUCCI at Marrakech International Film Festival