Një adoleshente futet në vaskë me telefonin dhe gjen vdekjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku mediat raportojnë se 15-vjeçarja Irina Rybnikova nuk e ndante telefonin asnjë moment nga vetja. Vajza e kishte vënë telefonin në karikim dhe më pas ishte futur në vaskë. Fisha e karikusit bie në kontakt me ujin dhe vajza vdes prej rrymës elektrike. Ajo u gjet e vdekur nga familjarët në banesën e saj në Bratsk të Rusisë. Ajo ishte një kampione e një sporti luftarak që praktikohej në Greqinë e lashtë. 15-vjeçarja kishte fituar kampionatin rus të të rinjve dhe ishte përzgjedhur për ekipin kombëtar të vendit të saj. “Ajo ëndërronte të bëhej një kampione botërore”, tha një mik. “Zemrat tona janë thyer. Është kaq bosh tani pa të, “tha motra e adoleshentes. Federata sportive gjithashtu bëri në homazh për vajzën: “Ne humbëm kampionen, miken, partneren dhe studenten tonë Irina Rybnikova, 15 vjeçe. U prehsh në paqe!”/Shqip/