SHBA – Steinberg, Kosova është stabilitet për rajonin

Këto komente ai i bëri në prag të vizitës së tij në Bosnjë, Serbi dhe Kosovë, për të cilën dha si detaje paraprake se do të bisedojë edhe rreth marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Steinberg theksoi se me gjithë vështirësitë në këto marrëdhënie, ekzistojnë mundësi për të punuar në mënyrë pragmatike lidhur me një pjesë të problemeve. Ai tha se një prej çështjeve për të cilën ai dëshiron të bisedojë është se si të lehtësohet puna e EULEX-it në Kosovë dhe se si mund të ndërtohen ura mes dy komuniteteve. “Me gjithë mosmarrëveshjet zyrtare, tha Steinberg, ekzistojnë interesa të përbashkëta prandaj gjatë vizitës do të bisedohet në mënyrë pragmatike për shtimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë të inkurajuara për faktin që fqinjët e Kosovës po ndërmarrin hapa pozitive ndaj shtetit të ri duke vendosur marrëdhënie diplomatike dhe duke shkëmbyer ambasadorë me Kosovën si në rastin e Malit të Zi dhe të Maqedonisë.

Advertisement