Prej dy javësh, aktori i humorit Romeo Veshaj është ngjitur në skenën e “Dance With Me” pa partneren e tij, Anjeza Maja e cila është lënduar gjatë provave dhe qëndron në juri duke rrëfyer sekretet e çifteve në kërcim. Mbrëmjen e sotme, Romeo performoi në shoqërinë e balerinëve profesionistë, nën tingujt e kolonës zanore të filmit “Gladiatori” dhe mori shumë duartrokitje nga publiku në sallë.
Por për vlerësimin e jurisë, duket se Romeo kishte shumë rezerva, sidomos nga ai i Kledi Kadiut, të cilit iu përgjigj pa iu dridhur qërpiku.
“Nuk e përmende fare emrin tim, fole vetëm për Anjezën, ndërkohë që Anjeza nuk ishte”, – tha aktori i humorit.
Mirëpo, Klediu e kaloi situatën lehtë duke u shprehur se atij i paska mbetur hatri nga java e shkuar.
“Të ka mbetur mbetur hatri nga java e kaluar, fillove të qash…” – i tha Kledi Kadiu.
Kjo përgjigje e acaroi tej mase aktorin, i cili i kërkoi të gjykojë si profesionist!
“Sa për të qarën, më shih mirë në sy , ndryshe e sqarojmë edhe jashtë. Hajde kërceje ti më mirë, por jam i sigurt se do përfundosh në napoleon, si javën e kaluar…. Këtu nuk kemi ardhur për të qarë, por për të treguar se cilët jemi. Je profesionist dhe vlerëso siç duhet”, – tha Romeo Veshaj./Opinion