Greqi – Nisin hetimet për skandalin e Forcave Speciale

“Lidhur me slogane raciste, të shprehura më 25 mars nga një grup i Rojës Bregdetare me uniformë, gjatë paradës ushtarake për të festuar përvjetorin e Festës Kombëtare, njoftojmë vendimin se shefi i OS (Rojet Bregdetare), Zëvendës-admirali z. Athanasios Bousiou, urdhëroi fillimin e hetimeve administrative nga zyrtarë të saj për të identifikuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes”, thuhet në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Ministria për Mbrojtjen e Qytetarëve. “Ndërkohë në dispozicion të hetimit është vendosur një Zyrtar i Shërbimit të OS, i cili është kreu i togës së Forcave Speciale të Njësive Zhytëse për Misione Shpëtimi, (Njësia OS) i cili ka marrë pjesë në paradë”, përfundon deklarata zyrtare.

Advertisement