Shqipëri – Zhvillohet sot “Ora e Tokës 2010”

Siç është bërë traditë prej katër vitesh në mbarë globin, e shtuna e fundit e marsit do ti japë botës mesazhin e mbrojtjes së mjedisit. Ky është viti i dytë i organizimit të aktivitetit “Ora e Tokës” në Shqipëri. Nga viti i parë i eventit e deri tek i katërti, kjo iniciative ka njohur rritje nga 1 milionë njerëz në Sidnei në 2007, në 1 miliardë në gjithë botën në 2009. Sivjet synimi i EH është që të ketë mbi 1 miliardë pjesëmarrës: 1 në çdo 6 banorë të planetit. Kemi konfirmimin e qytetit të Tiranës dhe Vlorës që kanë marrë kështu statusin “Earth Hour City 2010”. Po ashtu shpresojmë ende në pjesëmarrjen e Shkodrës, Fierit, Elbasanit, Korçës, Durrësit, etj. Vitin që shkoi në botë u fik për 1 orë ndriçimi Kullës Eiffel, Koloseu, Syri i Londrës, Ura Bruklin, Stadiumi “Foleja e Zogut”, Porta e Brandenburgut, Statuja e Jezu Krishtit në Rio de Zhaneiro, etj.

Advertisement