Pjesa e dytë e ditës do të mbetet me vranësira dhe shira në zonat malore Qendrore e Jugore ndërsa Perendimi – Veriperëndimi i vendit do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në kushtet e vranësirave dhe shirave të dobët do të mbetemi deri në mbrëmje kur pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke larguar shirat nga i gjithë territori shqiptar për të rikthyer kthjellimet sërish në vend. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshime të dukshme të temperaturave në vend. Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtim Verilindor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë i ulët. Gadishulli i Ballkanit dhe Jugperëndimi i kontinentit Europian do të mbeten me vranësira dhe shira të shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. Gjithashtu edhe Verilindja e kontinentit do të dominohet nga vranësira dhe reshje të dobëta shiu e dëbore. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.