Kjo mësohet nga burime pranë selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel, të cilat citojnë se zgjidhje kompromisi mund të jetë për një ndërhyrje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili gjithashtu do të ndihmojë vendet e zonës Euro. Marrëveshja, sipas të njëjtave burime, mund të formalizohet ditën e nesërme gjatë një takimi midis krerëve të 16 vendeve të Eurozonës, i cili do të mbahet para takimit të Bashkimit Evropian.