Nigeri – 160 protestues të arrestuar

Policia njofton se nga këta persona, 41 do të akuzohen për vrasje dhe 122 për kryengritje, dhunim të pronës publike dhe armëmbajtje pa leje. Në përleshjet e 7 marsit mbi 200 persona u masakruan në zonat e populluara me shumicë besimtarësh të krishterë në afërsi të qytetit të Josit. Sipas autoriteteve pjesa më e madhe e viktimave të regjistruara janë muslimanë.

Advertisement