Nuk i ka shpëtuar dot katastrofës së zjarresve në Kaliforni as banesa e Valbona Çobas, ish-Miss Fotozhenia e njohur në Miss Albania në vitin 1992. Në një postim në Facebook, nëna e saj ka treguar tmerrin që kanë përjetuar, kur u shkatërrua gjithçka, mundi i një jete të tërë, ndërkohë që fëmijet nuk munden të merrnin dot asnjë lodër me vete.
POSTIMI I NËNËS SË VALBONA ÇOBËS
Vetem mbreme, kjo ishte shtepia e vajzes sime te shtrenjte Valbona Coba qe gumezhinte nga te qeshurat, lojrat e tre engjejve te saj,tre perendive te miat. Ndikuar nga zjarret ne Los Angeles, luanin si zjarrfiksa, te paret nxirrnin femijet jashte, ju thoshnin…nje loder do marresh vetem e dil. Fjeten te qete ne endrrat e tyre se kishin shpetuar njerez,femije por mbas mesit te nates u ngriten te tronditur, te detyruar te dilnin shpejt nga shtepia…nuk morren dot asnje loder. Flaka e kuqe po kercenonte gjithcka njerezore. Ishte fatkeqesi natyre ne te gjitha dimensionet. Te gjithe qane,Valbona ishte me e tronditura…po digjej nje shtepi e tere,vite te tera te saj si nene, gjera te dashura private,kujtime Ajo qe duhej te qante e fundit isha une… qava, e lashe veten me deshire te ndihej aq keq,sa ishte realiteti. E rendesishme eshte… te gjithe jane mire!
Revista Class