Kina prezanton stacionin e ardhshëm hapësinor

Kina prezantoi një kopje të stacionit të parë hapësinor, simbol i ambicieve të mëdha të vendit në Hapësirë dhe që pritet të hapet në vitin 2022 me objektivin për të pasuar ISS-në.

E prezantuar me një model me veshjen e kozmonautit dhe e projektuar me flamuj kinezë të kuq dhe të verdhë, raketa me ngjyrë të bardhë ishte një nga atraksionet kryesore të panairit të Aeronautikës dhe Hapësirës të Zhuhai.

Advertisement

Stacioni hapësinor kinez (CSS), i quajtur gjithashtu dhe Tiangong (”Pallati hyjnor”) përfshin tre pjesë, një modul kryesor me një gjatësi rreth 17 metra (zona e banimit dhe punës) dhe dy module shtesë (për eksperiencat shkencore).

Tre astronautët mund të jetojnë në vazhdimësi në bordin e anijes, me një peshë të përgjithshme rreth 60 tonë dhe e pajisur me panele diellore.

Ata mund të kryejnë kërkime në fushën e shkencës, biologjisë apo dhe mikrogravitet./ATA