Gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, por në mbrëmje dhe gjatë natës kthjellimet do të rikthehen serish në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të dukshëm do të mbeten pothuajse konstante në mëngjes dhe në mesditë. Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtim kryesisht jugor, kjo do të bëjë që deti të gjenerojë dallgë të ulëta. Pjesa më e madhe e kontinentit europian do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm. Rajonet më të rrezikuara nga reshje shiu të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe stuhi të forta ere do të mbetet jugperëndimi i kontinentit si dhe ishujt britanikë. Ndërsa Europa Juglindore, Gadishulli Apenin dhe një pjesë e Europës Qendrore, do të mbeten me dominim të kthjellimeve.