Julia Roberts njihet si femra që ka buzëqeshjen më të bukur në botë. Por në një foto të publikuar ne vitin 1999 në premierën e “Nottin Hill”, vëmendjen e tërhoqi diçka tjetër.

Teksa ngriti dorën u pa se sqetullat e aktores ikonike ishin krejtësisht të padepiluara. Fotot bënë xhiron e mediave asokohe. Roberts vetëm tani ka zbuluar misterin e këtij ‘incidenti’. Ajo ka rrëfyer se arsyeja pse ajo nuk hoqi qimet nën sqetulla, për habinë tonë nuk ka të bëjë aspak me feminizmin, apo me një mesazh të fshehur.

Aktorja 51-vjeçare e ftuar në “Bussy Tonight” u shpreh se në të vërtetë ajo nuk e kishte llogaritur mëngën që do të ishte aq e shkurtër. Ajo e ka cilësuar thjesht si një pakujdesi. Gjithashtu ylli i “Pretty Women” pranoi se të pastruarit të sqetullave nuk është një zakon që ajo e bën shpesh.

Advertisement