Shqipëri – Moti sot, 18 Mars 2010

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa zonat malore do të kenë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në këto kushte atmosferike të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta do të mbetemi deri në mëngjes. Temperaturat e ajrit në mëngjes do të pësojnë një rritje të lehtë por edhe mesdita do të sjellë rritje të temperaturave, më e ndjeshme në veri të vendit. Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtim kryesisht Perëndimor, për pasojë dallgëzimi në det do të jetë i ulët. Europa Jugperëndimore dhe ishujt britanikë do të përfshihen gjatë ditës së nesërme nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Po ashtu, verilindja dhe veriperëndimi i kontinentit, veçanërisht brigjet perëndimore të Skandinavisë do të karakterizohen nga reshje dëbore dhe stuhi të forta ere, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit europian do të jetë me mot të kthjellët.

Advertisement