Bosnje Hercegovine – Dodik, nuk do ta njohim pavaresine e Kosoves pavaresisht nga kerkesat e SHBA

Kryeministri i qeverisë së Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, ka deklaruar se ekzistojnë kërkesa nga administrate amerikane që Bosnja të njohë pavarësinë e Kosovës, mirëpo ka shtuar se, “Republika Serbe dhe Bosnje e Hercegovines nuk do të lejojë këtë gjë”. “Nuk mund të njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të pajtohemi që Bosnja e Hercegovina të bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Dodik.
Advertisement