Shqipëri – Moti sot, 16 Mars 2010

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me diell në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa zonat malore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në mbrëmje dhe gjatë natës i gjithë territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë të temperaturave në të gjithë territorin Shqiptar. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtim Veriperëndimor kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë i ulët. Europa Verilindore dhe një pjesë e Qendrës së kontinentit do të vijojnë me vranësira dhe reshje të dobëta shiu e dëbore. Po ashtu me reshje dëbore dhe stuhi të forta ere do të mbeten dhe vendet Skandinave ndersa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të karakterizohet nga moti i kthjellet dhe vranësira kalimtare.

Advertisement