Të çmendur pas Cheryl

Këngëtarja mund të arrijë të fitojë deri në 5 milion pound nëse pranon të nënshkruajë kontrata me shtëpitë e modës që duan t’a kenë si imazh të tyren. Cavalli thuhet se i ka ofruar 1.3 milion Pound për të qenë fytyra kryesore e koleksionit të ri. Edhe dy kompani luksoze po shohin për të bashkëpunuar me Cheryl, gjë e cila që do t’i shtonte edhe 2 milion pound të tjera fitime. “Cheryl është një ikonë. Ajo është Victoria Beckham për një gjeneratë të re femrash, madje është akoma më tip dhe më e ëmbël se Vic. Ajo është një shembull i një vajze të jashtëzakonshme”,‐ ka thënë Claire Beale, redaktore e fushatave publicitare për revistat.

Advertisement