Familja Beckham këto ditë është në Australi për të mbështetur princin Harry në lojrat sportive Invictus. Ndërsa ata po kalonin një kohë relaksi dhe argëtimi nga Anglia ka ardhur lajmi se tre hajdutë kanë hyrë në vilën e tyre 6 milionë dollarëshe në Oxfordshire. Kjo vilë gjëndet në të njëjtin vend ku jetojnë Duka dhe Dukesha e Sussex-it, ish-presidenti i Top Gear, Kate Moss, James Corden dhe këngëtari Sam Smith. Tre hajdutët janë larguar duarbosh dhe nuk ja kanë arritur qëllimit por janë ende të lirë pasi kanë qënë të maskuar dhe policia akoma nuk ka arritur ti kapi. Një burim për Daily Mail ka thënë: “Davidi dhe Victoria janë tepër të mërzitur nga kjo histori. Ata janë shumë protektivë ndaj familjes së tyre, prandaj mendimi se dikush tentoi të hynte brenda është tepër tronditës për ta. Kjo i ka goditur rëndë. Davidi e urren faktin se duhet të ketë siguri të teknologjisë së lartë rreth tij. Ai do donte të ishte normal por prioritet është mbrojtja e gruas dhe fëmijëve. Ai është shumë i zemëruar që duhet të rrisë më shumë sigurinë”.

uyiuyi

Advertisement