Pas 16 vitesh transmetim, “Top Show Magazine” përfundon rrugëtimin e tij.

Emisioni shfaqej çdo të martë e të mërkurë në ekranin e televizionit në orën 23:00, por moderatorin Alban Dudushi do të mund ta shohim vetëm një herë në javë, të martave, ora 22:00.

Advertisement

Ky mesa duket ishte shkaku që një prej gazetarëve, Ervi Kurti dha lamtumirën e tij me programin javë më parë, pas 4 vitesh pune me Dudushin.

View this post on Instagram

Që nga sonte, do ta ndjek Top Show-n përmes ekranit ? @albandudushi, ti kurrë s'ke dashur të të komplimentoj për së afërmi, por pas 4 vitesh pune me ty, jam ndjerë i privilegjuar që kam mësuar prej një gazetari & moderatori që pos të gjithave, bart padiskutim vlera qytetarie & profesionalizmi. Mirënjohje pafund ty dhe stafit @bietasulo @loku_pokuu @sadielaolloni @sveizaj @esmeraldaketa @nasidamyftari @ilirmuhametaj! JENI TE GJITHE BEBITA ❤ Faleminderit, faleminderit, faleminderit edhe për besimin si opinionist për 2 sezone në #TopShowMag ?‍♂️ @albanaosmani1 ke qenë një partnere si ?? P.s Për ndjekësit në insta, ne do shihemi në projekte të tjera ndërsa me ish-stafin për fejesa, martesa & ditëlindje ???

A post shared by Ervin Kurti (@ervinkurti) on

Për ndjekësit në Instagram, ai tha “do të shihemi në projekte të tjera” ndërsa me ish-stafin “për fejesa, martesa & ditëlindje”.

Ndonëse arsyeja e konfirmuar ende nuk është bërë publike, zgjerimi i programacioneve është mendohet të jetë njëra prej tyre.

Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me prezantuesen Albana Osmani.

E kontaktuar nga “Prive” paraprakisht, ajo u mjaftua me një përgjigje të shkurtër duke u shprehur se nuk jep info.