Në fillim zbuloi pajën e saj, më pas këpucët që do të mbajë veshur, tani Elita Rudi sapo zbuloi një copëz nga fustani.
Ditën e shtunë në datën 21 shtator çifti i njohur i showbizit shqiptar Elita Rudi dhe reperi Gjiko do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni martesore.
Moderatorja ka nisur numërimin mbrapsht me një postim në ditë lidhur me përgatitjet e dasmës. Vetëm pak minuta më parë ajo zbuloi se fustani i saj do të jetë si prej një princeshe të vërtetë.
Jemi kuriozë të dimë ç’do na tregojë një ditë para dasmës…