Siç duket, shtatori ka qenë me fat për shumë të famshëm shqiptar, të cilët kanë kurorëzuar lidhjet e tyre.
Pas Rona Nishliut, edhe vokalisti i grupit Offchestra, Sezgin Curi i ka dhënë fund beqarisë.
Ashtu siç e kërkon tradita, mes muzikës popullore dhe me shami në dorë, ai shfaqet duke kërcyer me familjarët në rrugë, momente përpara se të mbërrinte në shtëpinë e nuses, Teutës.
Mbrëmjen e sotme do të mbahet edhe festa e madhe, për të cilën Sezgin ëshë shprehur se do të jetë një “party” ku njerëzit vetëm do të argëtohen. E si mund të ishte tjetër?
Sezgin dhe Teuta janë prej vitesh të lidhur.