Nga “historia e kërkimeve” në motorrin Google mund të mësosh shumë për një person! Çdo veprim i juaji onlinë regjistrohet dhe nëse këto të fundit nuk fshihen mund t’ju hapin telashe. Ky ka qenë dhe fati i një vajze të re, e cila kishte kryer vrasjen perfekte, deri në momentin që gjithçka u zbuluar përmes kompjuterit të saj. Një sërë kërkimesh në internet kanë bërë të mundur arrestimin e një gruaje që u akuzua për vrasjen e dy fëmijëve të saj.
Stephany E. LaFountain,23 vjeçe, akuzohet për vrasjen e dy fëmijëve të saj të mitur, 13-muajshe dhe 4-muajsh.
Nëna e re kishte kërkuar ndihmë, por policia filloi të hetojë në vdekjen e fëmijës së saj të dytë.
Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se kërkimet më të fundit të se resë lidheshin me akte vrasjesh shkruan Daily Mail.
Një orë para se të telefononte 911, Stephany kishte kërkuar në Google: “Mënyrat për të vrarë njerëz pa prova, Si të Kryeni Vrasjen e Përsosur”.
23-vjeçarja u arrestua të mërkurën dhe është paraqitur në gjykatë të premten.

Advertisement