Kjo është një video që ta sjell stomakun te goja :p Megjithatë siç mund ta shihni mjeku është duke hequr një copëz pambuk të ngecur në veshin e pacientit për 10 vjet. Procedura është kryer nga Neel Raithatha, në Hear Clinic në Oadby (Leicestershire) dhe videoja tregon rrugën që ka ndjekur pinceta për të hequr pambukun. “Pacienti më kish thënë se para 10 vitesh i kish ngecur një copë pambuk, por kish menduar se i kish rënë vetë. Kohët e fundit kish ndjerë dhimbje e presion në vesh. Fatmirësisht nuk kishte dëmtuar daullen e veshit ”,- ka thënë mjeku.
Pas kësaj ne themi të bëjmë një vizitë të specialisti se ku i dihet… :p