Në një intervistë për “Talk Talk”, Soni ka folur për vajzën e saj të vogël Anna si dhe planet e së ardhmes për të zgjeruar familjen.
E pyetur nga gazetarja nëse do të hiqte dorë nga karriera muzikore me kërkesë të vajzës, këngëtarja u shpreh se Anna është kaq e apasionuar pas muzikës, saqë nuk do t’ia kërkonte kurrë që Soni të ndalonte së performuari:
“Edhe sikur të doja unë të hiqja dorë nga muzika ajo nuk më lë. Vjen në çdo provë timen, kur stërvitem me balerina. E shoh që është një potencial i ardhshëm në fushën e artit”.
Soni tha gjithashtu se vajza dëshiron shumë të ketë një motër ose vëlla dhe se këngëtarja mund t’ia plotësojë dëshirën shumë shpejt.
Kujtojmë se këngëtarja është e fejuar me biznesmenin Klevi.