Supersticionet e Kim Kardashian janë të ngjashme me tonat

Edhe Kim Kardashian është po aq supersticioze sa ne…

37-vjeçarja ka dhënë një intervistë për CR Fashion Book, ku ndër të tjera ka zbuluar supersticinet e saj në një video, e veshur si në kohën e filmave amerikanë “Western”.

Advertisement

“Unë dhe familja ime gjithnjë hipim në avion me këmbën e djathtë. Nuk e kam thënë kurrë më parë këtë gjë, asnjë nuk e di” -ka rrëfyer ajo.

Kim dhe Kanye besojnë shumë te zogjtë. Sipas tyre babai i saj i ndjerë dhe nëna e bashkëshortit kujdesen për ta dhe i vizitojnë në formën e dy korbave që qëndrojnë gjithnjë përballë shtëpisë.

Megjithatë kur i duhet të kalojë poshtë shkallëve, këtë nuk e eviton…

Ensaio fotográfico de @crfashionbook que @kimkardashian fez

A post shared by KIM KARDASHIAN ? (@kimkardashiannbrasill) on

 Por nëse ka një qiell të mbushur me yje natën, sigurisht do të shprehë një dëshirë.