Vincent Cassel, aktori i njohur francez si dhe ish-bashkëshorti i aktores italiane Monica Bellucci, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Vanity Fair, ku rrëfen historinë e dashurisë për modelen 30 vite më të vogël, planet për martesë dhe se midis tij dhe Bellucit nuk ka “luftë”.
“Mendoja: U martova, kam dy vajza të vogla, bëra atë që kisha për të bërë; tani e tutje do të jem beqar. Ishte kënaqësi, por pas një kohe e kuptova se jeta ime ishte bosh. Nuk po prisja që të takoja dikë, por kjo ndodhi. Dhe kjo grua është shumë më e re se do ta kisha imagjinuar”, -kështu thotë aktori, i cili është në prag të martesës me modelen Tina Kunakey.
Një dashuri e lindur papritur, që nuk mori parasysh diferencën e moshës, ai 51 vjeç, ajo 21 vjeçe dhe për këtë ai thotë se, “nuk mund të zgjedhësh se me kë bie në dashuri”.
“Nuk e dija vjeç ishte kur e takova. Ditën tjetër, kur ma tha isha pak i befasuar”, thotë Cassel.
I pyetur se pse vendoi të martohej, ai shpjegon se ky është një hap që duhet ndermarrë nëse kërkon të krijosh një familje, duke lënë kështu të nënkuptohet se është gati për t’u bërë baba për herë të tretë pas dy vajzave që ka nga martesa me Monica-n.
Cassel flet edhe për Monica Bellucci-n, 5 vite pas divorcit dhe pas një dashurie që zgjati 18 vite:
“Nuk do t’i bëja kurrë asgjë të keqe Monica-s. E dua shumë dhe e respektoj. Nëse do të kishte nevojë ndonjëherë për mua, do ta shkoja në fund të botës. Nuk ka asnjë luftë mes nesh”.
Intervistën e plotë e gjeni këtu.