Që prej disa ditësh naviguesit e internetit janë duke diskutuar mbi shfaqjen e disa billboardeve që kanë foton e presidentit George W. Bush dhe mbajnë të shkruar frazën “Miss Me Yet?”. Bob Collins një gazetar i shtyrë nga dëshira për të mësuar më tepër ka bërë një hetim të vogël mbi atë që duket një veprim i pastër marketingu. Ai është vënë në kontakt me kompaninë që zotëronte atë hapësirë publicitare outdoor-i. Sipas Mary Teske, menaxheri i përgjithshëm i SCHUBERT & HOEY OUTDOOR ADVERTISING, tabela është marrë nga një grup sipërmarrësish të vegjël lokal të cilët dëshironin të mbeteshin anonim. Pamvarësisht përpjekjeve të gazetarit për t’u vënë në kontakt me këta sipërmarrës dhe zbuluar diçka mbi këtë iniciativë sa qesharake aq edhe kurioze, nuk ka mundur të mësojë qëllimin e këtyre mjeteve publicitare. E vetmja gjë që u mësua nga ky grup është se do të marrin dhe hapësirë të tjera si këto.