Kay Longstaff, një stjuardesë 46 vjeçe, po pushonte në anijen turistike Norweigan Star kur ra në detin Adriatik, rreth 100 km larg bregut, pak para mesnatës së të dielës
Ajo u shpëtua mëngjesin e të dielës, me një gomone nga anija e kapitenit Lovro Oreskovic, i cili u prononcua për mediat dhe tha: “Jemi shumë të lumtur që shpëtuam një jetë.”
Një prej shpëtimtarëve tha për The Sun: “Na tha se praktikimi i yogas e ndihmoi shumë, ngaqë është e stërvitur. Na tha se këndonte natën për të mos ndjerë të ftohtin.”
Ndërsa një zëdhënëse e Norweigan Star tha: “Mëngjesin e 19 gushtit, një prej pushueseve në anije ra nga kuverta teksa anija i afrohej Venecias.
Njoftuam Rojat Detare, të cilët nisën menjëherë operacionin e kërkimit dhe shpëtimit. Të lumtur, bëjmë më dije se pushuesja u gjet e gjallë, është në gjendje të qëndrueshme dhe momentalisht ndodhet në Kroaci për t’u trajtuar më tej.