Këtë fundjavë Sara Hoxha dhe Ledion Liço kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në Liqenin Como të Italisë.
Fillimisht u zhvillua ceremonia e betimeve dhe Sara u fotografua për herë të parë me fustanin e bardhë të nusërisë.
Sara dhe Ledioni i thanë “Po” njëri-tjetrit buzë liqenit, ndërkohë që detaji që na bëri përshtypje ishte se Sara preferoi të shkonte e vetme në altar, pa shoqërimin e askujt.
Ndonëse çifti paralajmëroi se do e zhvillonin dasmën jashtë vëmendjes së mediave, duket se nuk ia kanë dalë mbanë, pasi tashmë janë publikuar jo vetëm foto nga ceremonia, por edhe të çiftit.
Nga dekori, fustani i nuses e deri tek të ftuarit, ja disa momente të veçanta nga dasma e shumëpërfolur.
Fillimisht e nisim nga dekori si në përralla, kuruar me mjeshtëri nga Vincenzo Dascanio në vilën e famshme “Villa Erba”.
Ndryshe nga Sara dhe Ledioni, të cilët deri më tani nuk kanë publikuar asnjë foto nga dasma e tyre, personazhet e famshëm që ishin të pranishëm në këtë ceremoni kanë nxituar të publikojnë në rrjetet sociale veshjet elegante që kishin zgjedhur për këtë event të rëndësishëm.
…dhe sigurisht, Sara dhe Ledioni drejt altarit.