Pas Selena Gomez, edhe reperi i famshëm grabitet në të njëjtën banesë

Mëngjesin e së martës u vodh shtëpia e reperit të famshëm French Montana.
“Të paktën dy persona të armatosur janë futur në rezidencën e 33 vjeçarit”, konfirmoi shefi i departamentit të Calabasas për Peple.

Policët iu përgjigjën thirrjes për grabitje me armë rreth orës 08:00 të mëngjesit. Por pas arritje së tyre ne vendngjarje, të dyshuarit ishin larguar. Ndërkohë është ende e paqarë se çfarë ëhstë vjedhur.

Advertisement

Më parë Karim Kharbouch i njohur si French Montana e bleu këtë shtëpi nga Selena Gomez, e cila po ashtu nuk kishte patur fat me banesën. Në 2014-ën një person u arrestua pasi u akuzua për vjedhje pasi hyri në shtëpinë e 26-vjeçares ndërkohë që ajo ishte në shtëpi. Ndoshta French Montana duhet ta mendojë seriozisht ta shesë shtëpinë.