Pas “Duplex”, Turjan Hyska zbulon emisionin më të ri në Klan

Turjan Hyska dha dorëheqjen për të nisur një tjetër kapitull në karrierën e tij mediatike, pas 14 vitesh në Vizion Plus. Siç është shprehur edhe më parë, përveç 2 programeve gjigande në televizionin Klan, Turi do të marrë postin e drejtorit të përgjithshëm në Klan Plus.

Përveç “Duplex” (ish-Apartamenti 2XL), Turi na prezantoi dhe me një emisionin tjetër. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Turi ka postuar dhe videon që tregon për emisionin më të ri, “Familja”.

Advertisement

“Do kënaqemi pa fund, do bëjmë qejf por mbi të gjitha do ti kujtojmë shqiptarëve se familja është shumë e shenjtë”, thotë Turi në reklamën e përgatitur për emisionin më të ri në Klan.