Kujt i shkon më shumë? Princ George vishet njësoj si babai i tij 33 vite më parë

Shprehja “Bëmë baba të të ngjaj”, vlen shumë për princin George.

Në pagëzimin e Princit Louis në Chapel Royal, Princi George veshi një këmishë të bardhë me qepje blu dhe pantallona të shkurtra blu, njësoj si i ati i tij në prill të 1985-s.

Advertisement

Kjo s’është hera e parë që George është frymëzuar nga stili i të atit në fëmijëri. Në 2015-n, George veshi këtë veshje të kuqe për t’u takuar për herë të parë me të motrën e sapolindur, Princeshën Charlotte. Veshja ishte e ngjashme me atë të Princit William, kur ky i fundit takoi të vëllanë për herë të parë.