Grimierja e njohur shqiptare përzgjidhet si pjesë e stafit të revistës Glamour

Grimierja e shumë personazheve publikë, tashmë ka nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke ushtruar profesionin e saj.

Ajo na ka dëshmuar përmes rrjeteve sociale se ka punuar me personazhe shqiptarë që po bëjnë karrierë në botë, duke shfaqur foto e video të tyre si Elvana Gjata, Arilena Ara, Adrola Dushi, Xhesika Berberi, Angela Martini etj.

Advertisement

Por tashmë karriera e saj po bëhet edhe më interesante. Lili Ismaili, do të jetë zyrtarisht pjesë e stafit të punës së revistës së famshme botërore Glamour.

Kjo e fundit, është një nga revistat me një historik shumë vjeçar në media, ku të shumtë janë VIP-at që shfaqen në kopertinën e saj. Këtej e tutje, do të jetë Lili ajo që do të grimojë shumë aktorë, modelë, e personazhe me famë botërore që do publikohen aty!

Coming soon???

A post shared by Lili Ismaili (@makeupbylilili) on