Heidi Klum flet për të dashurin 17 vite më të vogël dhe ka një këshillë për diferencën në moshë

Në një intervistë për InStyle, supermodelja Heidi Klum foli hapur për lidhjen me të dashurin e saj 17 vite më të ri, artistin Tom Kaulitz.

Modelja 45-vjeçare dhe muzikanti i Tokio Hotel u përfolën për një lidhje në mars të këtij dhe e bënë gjithçka publike në maj gjatë një eventi në tapetin e kuq.

Advertisement

“Së fundi, ma kujtojnë të tjerët diferencën në moshë mes nesh, më shumë nga ç’kujtohem vetë,” tha ajo.

“I dashuri im është shumë vite më i ri se unë dhe shumë njerëz dyshojnë tek ne dhe janë kuriozë. Vetëm në të tilla raste ma përplasin moshën në fytyrë dhe vetëm në të tilla raste duhet të jap llogari në lidhje me diferencën.”

“Në të kundërt, s’e vras shumë mendjen. Thjesht duhet të jetosh jetën tënde, pa vrarë shumë mendjen ç’thonë të tjerët, përkundrazi përfundon me më shumë rrudha.”, thotë ajo (dhe ka të drejtë!).