Balerini i njohur Kledi Kadiu, ka vendosur ta lërë për disa muaj Italinë dhe për t’u rikthyer në vendlindjen e tij.
“Dance with me” do të rikthejë balerinin e njohur në Shqipëri, ku për 3 muaj rresht ai do të “gjykojë” VIP-at që do të performojnë këtë sezon në Tv Klan.
Alketa Vejsiu ka konfirmuar që ai do të jetë në krye të jurisë së sezonit të pestë të “Dance With Me” si i vetmi profesionist baleti.