Merkatoja televizive vazhdon…
Kohët e fundit thuhet se Adi Krasta do të jetë drejtor i një televizioni të ri dhe gazetarja Sonila Meço do t’i bashkohet stafit.
Përveç Meços, këtij televizioni do t’i bashkëngjiten dhe emra të tjerë si Genta Popa, Juli Krisafi dhe Denisa Pasholli, të treja moderatore të Top Channel.
Kujtojmë gjithashtu se Adi Krasta dhe Sonila Meço kanë punuar bashkë në Agon Channel, kurse vite më parë moderatori ka qenë edhe drejtor i Telesport.
Deri më tani nuk ka ende asgjë të konfirmuar, por këto janë zërat e fundit që qarkullojnë në qarqe mediatike.