Aktivistja dhe themeluesja e FEMEN gjendet e vdekur në Paris

Është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Paris Oksana Shachko, një nga katër themelueset e lëvizjes FEMEN, një lëvizje radikale feministe që ka lindur në Ukrainë në 2008.

Njoftimin e ka bërë vetë grupi feminist, i cili njihet për protestat nudo. Pranë trupit të Shachko, 31-vjeç me kombësi ukrainase, ishte mesazhi i lamtumirës.

Advertisement

“Me dhimbje të madhe njoftojmë vdekjen e Oksana”, ka deklaruar Shevchenco, një nga lideret e Femen që jeton në Paris.

“Anëtarja më e patrembur dhe e pambrojtur, Oksana Shachko, na ka lënë”, shkroi Anna Gutsol në Facebook, një bashkëpunëtore e saj e lëvizjes.

Shachko, 31 vjeç, jetonte në Francë që nga viti 2013, aty ku janë zyrat qëndrore të organizatës.