Arjola Shehu prezantoi sot “Kush Vjen Për Drekë” për herë të fundit?

Jemi mësuar ta shikojmë çdo drekë me të ftuarit e saj në Tv Klan, por moderatorja Arjola Shehu na tha sot diçka të papritur në përfundim të programit “Kush Vjen Për Drekë”…

“Po ulem mbase për herë të fundit në këtë kolltuk të ‘Kush vjen për drekë’. Doja të falënderoja drejtorin tonë Armand Shkullaku, bashkëpunëtorët, kameramanët që kanë ardhur me qejf se kanë shijuar edhe pjatat, dy gazetaret dhe regjisoren. Bashkë do shihemi së shpejti”, tha Arjola.

Advertisement

Kjo ishte hera e parë që Arjola konfirmoi largimin e saj nga emisioni, edhe pse prej kohësh kishin qarkulluar zëra. Gjithsesi ngelet ende për të parë nëse do të jetë sërish në Klan apo në një tjetër televizion.