Cardi B mburret me krevatin madhështor të së bijës

Cardi B dhe Offset prej pak kohësh janë bërë prindër të Kulture Kiari, një emër ky që i shtohet listës së emrave inovativë që persoanzhet e njohur kanë zgjedhur për fëmijët e tyre.

Nga dita në ditë Cardi është duke treguar dhurat që miqtë dhe kolegët e saj i kanë b♪7rë vajzës së saj. Një prej tyre është krevati ku do bëjë gjumin e saj si princeshë.

Advertisement

Krevati, i cili iu dhurua çifti nga reperja PreMadonna, është një dyshek gjigand oval, me perde të bardha dhe dekorime të arta. Shtrati është i bardhë me pika të arta, me një kurorë në majë. Fare mirë mund të zinte vend në Pallatin e Versajës…

Cardi B iu drejtua Instagramit për të mburrur krevatin. “S’donim ta montonim deri kur të shpërnguleshim, por Offset e bëri gati kur isha në spital,” tha ajo. “Është kaq madhështor.”

Thanks @premadonna87 ???

A post shared by Cardi B Official IG (@iamcardib) on