Plot 500.000 euro!
Gjatë kampionatit Mbappe kishte deklaruar se nuk kishte nevojë për para që të luante për fanellën e përfaqësueses së tij (Francën) dhe gjëja e parë që ka bërë pas përfundimit të Botërorit ka qenë dhurimi i shpërblimit të fituar për organizatat e fëmijëve me probleme dhe fëmijëve të sëmurë.
“Çdo premtim është borxh” dhe duke respektuar këtë shprehje, kampioni i botës Kylian Mbappe ka vendosur që të japë për bamirësi rreth 500.000 eurot që ai mori për këtë sukses në Kampionatin Botëror.
Për çdo ndeshje me kombëtaren, lojtari i PSG ka fituar rreth 20 mijë euro dhe kësaj shifre i shtohet një bonus prej 300 mijë eurosh për fitimin e finales. Shoqata që i ka marrë këto fonde merret me iniciativa sportive për fëmijët me probleme dhe në spitale.