Juventusi ka arritur marrëveshje me Realin e Madrid për transferimin e Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez do të transferohet në Torino për 105 milionë Euro. Sipas mediave të huaja, 33-vjeçari pritet të nënshkruajë marrëveshje 4-vjeçare me “Zonjën e Vjetër”.
Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli besohet se ka udhëtuar në Greqi për t’u takuar me Ronaldon, ku ky i fundit po pushon së bashku me familjen. Fituesi i 5 Topave të Artë pritet që të udhëtojë nesër në Torino për të nënshkruar marrëveshjen.
Gazeta spanjolle “Marca” pohon se marrëveshja tashmë është e kompletuar dhe orët në vijim pritet që të ketë njoftim zyrtar.