“Vendos gjithnjë veten në qendër të gjithçkaje. Është e dashuruar me imazhin e saj”,‐ ka thënë Guy, i cili ka ndaluar dhe në detaje intime të tipit: ”Veronica më detyronte të bëja sex duke dëgjuar këngët e saj”. Guy e quan Madonna‐n të çmendur. “Më detyronte të bëja sex me në sfond muzikën e saj. I pëlqente veçanërisht t’a bënte në një kolltuk të paisur me sistem audio të inkorporuar. Mua më pëlqente të bëja sex në shtrat, por ajo donte t’a komplikonte. I njoh përmendësh këngët SECRETS, VOGUE, HOLIDAY dhe të gjithë 500 këngët e tjera, sepse isha i detyruar t’i dëgjoja edhe në momentet më intime”.
Ritchie gjatë intervistës ka dashur t’i përgjigjet dhe pohimit të Madonna‐s se nuk do të martohej kurrë më. “E kujt i thotë. Që kur jam ndarë, kam shpërthyer si regjisor. Në Golden Globes, filmi im rrëmbeu çmimin në kategorinë e aktorit më të mirë”. Gjithashtu regjisori i është përgjigjur dhe disa akuzave mbi homofobinë që i janë bërë nga ish kunati. “Nuk jam homofob, siç pretendohet në librin LIFE WITH MY SISTER MADONNA, shkruar nga vëllai i ish bashkëshortes sime. Këtë e kam treguar më së miri dhe në dy filmat e mi të fundit ROCKNROLLA dhe SHERLOCK HOLMES, ku dashuria mes meshkujve është përshkruar me delikatesë. Kjo ka qenë përgjigja ime ndaj thashethemeve”.