Ditën e djeshme Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm rreth orës 11 të paradites duke u pasuar me lëkundje më të lehta në vazhdim.
Reagimet në rrjete sociale për ndodhinë në fjalë ishin të jashtëzakonshme, por padyshim njëri prej tyre tërhoqi vëmendje të veçantë…
Një video e moderatorit Florian Agalliu gjatë trasmetimit live të “Në Shtëpinë Tonë”, kur tërmeti u ndje në studiot e Top Channel dhe veprimi që bëri duke ndihmuar zonjën e ftuar të largohet dhe të shpëtojë nga sendet që po rrëzoheshin, është kthyer në lajm edhe në mediat italiane.
Vetë moderatori ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një nga lajmet e publikuara.
“Presim nënshtetësinë Italiane” -shkruan ai me shaka, fill pas postit të parë, duke iu referuar me siguri rastit të emigrantit që shpëtoi jetën e një fëmije në Paris dhe Macron i dha nënshtetësinë franceze.
Ndoshta, nëse do të ishte në Itali, edhe mund të ndodhte…