Mediat italiane raportojnë sot se Juventusi është duke lëvizur seriozisht për të transferuar Cristiano Ronaldon në Torino.
Agnelli dhe Marotta janë të bindur se për të triumfuar në Europë, kanë nevojë për një kampion si portugezi në skuadër dhe për këtë janë të gatshëm të bëjnë çmenduri, ndërsa kanë filluar të qarkullojnë edhe shifrat e para.
Bardhezinjtë kanë gati një ofertë rreth 100 milionë euro për Realin e Madridit dhe një kontratë 4-vjeçare me rreth 30 milionë euro në sezon, për Cristiano Ronaldon, që shikohet si lojtari ideal për të udhëhequr skuadrën drejt triumfit në Europë.
Ideja e transferimit ka lindur gjatë negociatave me Jorge Mendesin, për transferimin e Joao Cancelos te bardhezinjtë, ndërsa tashmë palët raportohet të kenë avancuar shumë më tepër.
Eliminimi i Portugalisë nga Botërori “Rusi 2018” do t’u krijojë mundësinë palëve që të ecin më shpejt me negociatat dhe për të bërë realitet ëndrrën e bardhezinjve, për të parë Cristiano Ronaldon me fanellën e tyre./SuperSport/