Pas humbjes së XXXTentacion, ndahet nga jeta tragjikisht edhe një tjetër reper i njohur.
Reperi kanadez Smoke Dawg është qëlluar për vdekje në Toronto.
Të shtëna të shumta u dëgjuan në Entertainment District gjatë mbrëmjes së të shtunës, raportoi policia.
Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur 3 persona, 2 burra dhe një grua, të cilët u dërguan në spital.
Dy të dyshuarit e sulmit raportohet se janë larguar me një SUV të zi ose një makinë të bardhë.
Smoke Dawg, 21 vjeç, ishte pjesë e një grupi reperash të quajtur Halal Gang. Ai fitoi sukses me këngën hit “Still” tre vite më parë dhe më vonë bashkëpunoi me French Montana dhe Skepta.
Vitin e kaluar, ai filloi të fitonte vëmendje ndërkombëtare pas mbështetjes së Drake në turneun e tij evropian Boy Meets.
Vetë Drake ka bërë një postim për artistin 21-vjeçar, duke ndarë një foto të Smoke Dawg në Twitter, ku shkruante: “Të gjitha këto dhurata dhe shpirtrat e bekuar dhe dritat e brendshme që po shuhen kohët e fundit është shkatërruese”.
Drake via his IG story. RIP Smoke Dawg ? pic.twitter.com/xRnKVZzncX
— Drake Direct (@DrakeDirect_) July 1, 2018
Kjo është vrasja e tretë që bëhet në vetëm një muaj, ku pak javë më parë u vranë edhe dy reperë të tjerë, njëri 20 e tjetri 21 vjeç.