Përrallë nga Bronx-i, Cardi B dhe Offset organizojnë një “baby shower” ndryshe (Foto)

U desh një ekip prej 40 vetësh për më shumë se dy ditë për të krijuar “baby shower”-in e Cardi B dhe Offset në Atlanta.

Reperja, vendosi që tema e festës të ishte “Përrallë nga Bronx-i”, ose, siç u shpreh organizuesja, “një tokë magjike dhe imagjinare e Bronx-it, e përshtatshme për vajzën e vogël që pritet të vijë në jetë.”

Advertisement

B A B Y S H O W E R D R I P

A post shared by OFFSET (@offsetyrn) on

 Dhe çfarë do të ishte ndonjë ri-krijim i Nju Jorkut pa lagje-bodega-n? Në vend të sanduiçeve që shiten nëpër cepat e lagjes apo pakove të çamçakëzave, Bodega Bardi Baby përmbante biberona dhe pelena me fjongo rozë. Në një qoshe ishte vendosur “Biblioteka e Librave për Fëmijëve Bardi”, raftet e së cilës ishin të pajisura me librat e fëmijëve të kulturës Latine dhe afriko-amerikane si Buenas Noches, Luna dhe Viva Frida.

 

Ah, gjithashtu lagjia në vend të tymit dhe erërave të këqija të Bronx-it të vërtetë, ishte e rrethuar nga 26,000 lule rozë e të bardhë. Mmmm, çfarë arome…

Cardi B dhe Offset duhet tepër të entuziasmuar për ardhjen në në jetë të vogëlushes së tyre. Vetëm para pak ditësh reperja zbuloi se ata ishin martuar në fshehtësi të plotë shtatorin e vitit të kaluar.