Leo DiCaprio dhe Brad Pitt në “Once Upon a Time in Hollywood” duken kaq joshës (Foto)

Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt janë shfaqur krah për krah njëri-tjetrit në sheshxhirimin e “Once Upon a Time in Hollywood”, filmi i ri i shumëpritur me regji të Quentin Tarantino, që do të dalë në kinema më 9 gusht 2019.

Ishte Leo që postoi në Instagramin e tij, këtë foto ku ai dhe Brad janë shfaqur me veshje tipike të viteve ’60, që ju shkojnë kaq shumë…

Advertisement

First look. #OnceUponATimeInHollywood

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio) on

Sipas Sony Pictures, filmi përshkruhet si “një histori që ndodh në Los Angeles në vitin 1969, në kulmin e  Hollywood-it”. Dy personazhet kryesorë janë Rick Dalton (Leonardo DiCaprio), ish-ylli i një serie televizive, dhe producenti i tij i vjetër Cliff Booth (Brad Pitt). Të dy po përpiqen me shpirt të japin diçka për një Hollywood që nuk e njohin më… Por Rick ka një fqinjë shumë të afërt që mund t’i ndihmojë… Sharon Tate (Margot Robbie).

Tarantino ka punuar me të dy aktorët edhe më parë. DiCaprio ishte pjesë e filmit të vitit 2012, Django Unchained, kurse Pitt luante tek Inglourious Basterds në 2019-ën.

Pjesa tjetër e kastit do të përbëhet nga të tjerë yje, nga Margot Robbie tek Burt Reynolds, Al Pacino dhe Dakota Fanning.